Telegrafi

Pjesë nga atmosfera në dasmën e Besnik Qakës (Video)

Besnik Qaka i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë me Lolita Begollin gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar të shtunën.

Në praninë e shumë familjarëve, miqve dhe kolegëve nga estrada, në “Hotel Dukagjini” në Pejë është martuar këngëtari i njohur.

Lexo po ashtu Dukja e dhëndrit dhe nuses, dhe atmosfera brenda dasmës së Besnik Qakës (Foto)

Shumë këngëtarë janë angazhuar për të krijuar atmosferën në dasmën e Besnikut duke bërë që gjithçka të jetë më madhështore.

Ndërsa nusja dhe dhëndri kanë qenë mjaft të disponuar për t’u argëtuar së bashku me të ftuarit e tyre.

Nuk ka munguar edhe kënga që Besniku ia ka kushtuar nuses së tij dhe këtë e ka bërë gjatë vallëzimit me të.

Një prej mysafirëve në dasmën e frontmenit të “NRG Band” ishte edhe Loreta Kaçka – Lori, e cila njëherësh ka qenë edhe në programin e këngëtarëve që e kanë bërë atmosferën e dasmës.

Lexo po ashtu Disa nga pjesëmarrësit e famshëm në dasmën e Besnik Qakës dhe dukja e tyre (Foto)

Një pjesë të atmosferës mund ta shikoni në videon e mëposhtme, ku derisa mysafirët po ia hedhin valles, nusja dhe dhëndri shfaqen duke kërcyer në mes. /Telegrafi/