Trajneri i Kosovës U-18, Arbnor Morina, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-strategu i disa skuadrave kosovare ka rrëfyer për shumë gjera, në fokus të veçantë për karrierën e tij.
“Për talentë nuk kemi çfarë flasim, pasi kemi pas p.sh një lojtar si Ramadan Cimili që ka luajtur me Trepçën në Ligë të Parë”, ka filluar rrëfimin e tij Morina për “Prishtinën e Artë”.
“Ai ka arritur ta godas topin me këmbë të majtë ose të djathtë në një distancë 60 metra ku ka dashur”.
“Edhe Ramadan Cimili ka pasur babë, por babai i tij nuk ka këqyr me dërgua në Barcelonë, e ka lënë të zhvillohet vetë”.
“Ose Fadili si ka arritur ta mbrojë topin në të gjithë ato duele në ligë, që ka qenë një ligë shumë e fortë”, ka shtuar më tej Morina.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/