Telegrafi

Pjesë e parë e çmendur mes Sevillës dhe RB Salzburg – akordohen katër penallti

Ndeshja mes Sevillës dhe RB Salzburg, doli të jetë interesante, ku në fund u mbyll 1-1.  

Ajo që e bëri të flaktë këtë takim ishin katër penallti të akorduara në pjesën e parë.

Tri penallti u akorduan për RB Salzburgun, ndërsa një për Sevillën.

Karim Adeyemi huqi penalltinë e parë, para se Luka Sucic të shënonte për epërsinë e mysafirëve.

Sucic mori përsipër edhe penalltinë e tretë, që e huqi.

Krejt në fund Sevilla mori penallti, ku në gol e ktheu Ivan Rakitic. /Telegrafi/