Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me komisariatin e policisë në Berat kanë kryer gjatë natës së djeshme një aksion për arrestimin e personave në kërkim.
Burime bëjnë me dije se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK është arrestuar një 50 vjeçar me iniciale A.B.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 50-vjeçari është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Operacioni është ende në vijim dhe ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit. /Telegrafi/