Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin artistik, Fero, është duke punuar në projektin e ri.
Gjersa është në pushime me të dashurën në Greqi, ai atje po xhiron edhe këngën e re që pritet të sjellë së shpejti para fansave të tij.
Me anë të fotografive që ka publikuar në rrjetet sociale, Fero zbulon se pjesë e klipit është edhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli, modele e njohur në Angli.
“Në përgatitje të “Ride or die”, ka shkruar ai në llogarinë personale të Instagramit.
Reperi tash e një kohë po e shijon lidhjen me modelen shqiptare dhe pothuajse në çdo vend janë së bashku.
Disa ditë më parë çifti ‘provokoi’ përdoruesit e rrjeteve sociale me një postim që ishin ndarë, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e cila nxori në pah sipas Arbenitës, urrejtjen e njerëzve.
Sa i përket projekteve muzikore, “Momo” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Fero në bashkëpunim me producentin Zzap. /Telegrafi/