Site icon Telegrafi

Pjesë e klipit edhe e dashura e reperit, Mozzik dhe Veysel sjellin “Ti amo”

Mozzik ka sjell këngën e re në bashkëpunim me Veysel.

“Ti amo” apo thënë në shqip “Të dua”, titullohet kënga e re e reperit, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Në fakt, fillimisht kënga ishte publikuar në Spotify, por duke parë interesimin e madh të fansave, atëherë është shoqëruar edhe me video.

Loredana dhe Mozzik

Këngëtari vlen të theksohet se për këtë këngë ka bashkëpunuar edhe me reperin gjerman me origjinë kurde, Veysel.

Gjithashtu pjesë e video për herë të parë është e dashura e këngëtarit, Loredana Zefi.

Ndryshe, pritet që shumë shpejt Mozzik të vijë edhe me një duet me vëllanë, reperin Getinjo. /Telegrafi/

Exit mobile version