Site icon Telegrafi

Pjesa qendrore e Prishtinës pa rrymë, KEDS-i fajëson KOSTT-in

KEDS-i njofton se pjesa qendrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT-it.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, prishja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkohë që ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e furnizimit në Transformatorin 2.

“Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia”, thuhet në komunikatën e KEDS-it. /Telegrafi/

Exit mobile version