Site icon Telegrafi

Pjesa më e madhe e buxhetit të Kosovës shkon për paga e mëditje

Pjesën më të madhe të shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës e përbëjnë pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje prej 31%. Kështu thonë statistikat zyrtare të vendit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot statistikat e llogarive qeveritare në Kosovë 2008 – 2015. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në vitin 2015 ishin 1,706.1 milionë euro, dhe krahasuar me të hyrat e një viti më parë ka pasur një rritje prej 26.4%. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërkaq, totali i shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë në vitin 2015 ishte 1,612.3 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Exit mobile version