Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës me rezultat 0-0.
Ndeshja doli të jetë interesante me të dyja skuadrat që kishin rastet e tyre.
Xherdan Shaqiri ishte më i rrezikshmi te Zvicra, duke tentuar dy herë, por në njërin rast Aro Muric ishte në vend, ndërsa gjuajtja tjetër shkoi mbi portë.
試合開始前に #ジャカ の代表通算100試合出場を祝うセレモニーが行われました👏
#SUIKOS
pic.twitter.com/rNfw7Jpt56— スイスサッカー情報局/🇨🇭Swiss Football Theatre 🇯🇵/ (@Swiss_footjp) March 29, 2022
Kosova rastin më të mirë e kishte në minutën e 32-të, kur Zymer Bytyqi harkoi nga e majta, ndërsa Valon Berisha goditi saktë me kokë, por portieri i Zvicrës me mund e dëboi topin në këndore.
Pas kësaj edhe Granit Xhaka provoi nga distanca, por gjuajtja shkoi jashtë.
Pjesë e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi që të dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat. /Telegrafi/