Telegrafi

Pjesa e parë, Slovan Bratislav 1–0 Feronikeli: Një devijim i dërgon sllovakët në pushim në epërsi

Feronikeli po zhvillon një ndeshje të mençur ku kanë pasur raste edhe të shënojnë.

Slovan Bratislava ka kalua në epërsi në minutën e nëntë të takimit.

Spanjolli Nono, ish-futbollist i Atletico Madridit u tregua i saktë duke mposhtur portierin Florjan Smakiqi, por që topi fillimisht ishte devijuar nga barrikada.

Ndryshe, edhe Feronikeli kishte disa raste për shënim, si në rastin e Kastriot Rexhës dhe Cariocas, por pa sukses.

Ashtu edhe siç pritej, tifozët sllovak kanë shpalosur një baner kundër Kosovës.

“Kosova është Serbi”, është mbishkrimi në këtë baner.

Në Bratisllavë, Feronikeli është mysafir i kampionit të Sllovakisë në kuadër të rrethit të dytë eliminator.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë. /Telegrafi/