Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: Sigal Prishtina në epërsi dyshifrore midis Rusisë

Sigal Prishtina e ka përmbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjen e dytë së FIBA Eurocup, e cila po zhvillohet në qytetin rus të Krasnoyarsk.

Prishtinasit kanë përmbyllur njëzet minutshin e parë me epërsi prej dhjetë pikëve kundër rusëve, BC Enisey.

Rezultati në semafor tregonte shifrat prej 50:40, kjo në saje të mbrojtjes së mirë dhe sulmeve efikase të prishtinasve.

Paraprakisht, çereku i parë përfundoi i barabartë me rezultat 18:18. /Telegrafi/

Exit mobile version