Telegrafi

Pjesa e parë, Real Madrid 2-0 Borussia M’gladbach: Benzema po i dërgon drejt fitores Los Blancos

Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave ndaj Borussia M’gladbach në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Golin e parë në këtë ndeshje e ka shënuar Karim Benzema që në minutën e nëntë.

Një harkim nga e djathta e gjeti Benzeman që shënoi bukur me kokë.

Ishte po i njëjti lojtar që shënoi për 2-0, Benzema që shënoi me kokë pas harkimit të Rodrygos.

 

Real Madridi kishte dy raste të mira me Luka Modric, prej të cilëve njëri u shënuan gola, por që u anulua pastaj për pozitë jashtë loje.

Mbretërit ishin më të mirë në çdo statistikë.

Real Madridi duhet të shënojë fitore në këtë takim, pasi një rezultat tjerr dhe një fitore e Shakhtar e eliminon nga kjo garë. /Telegrafi/