Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: RB Leipzig i shënon dy herë Tottenhamit

Është mbyllur pjesa e parë mes RB Leipzig dhe Tottenham, në të mirë të gjermanëve me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje është e vlefshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku edhe në takimin e parë kishin fituar gjermanët.

Austriaku Marcel Sabitzer ishte heroi i RB Leipzig pasi shënoi dy herë.

Ai gjeti rrjetën fillimisht në minutën e 10-të, pastaj edhe në minutën e 21-të për 2-0.

 

 

 

RB Leipzig po udhëheq me rezultat  të përgjithshëm 3-0.

/Telegrafi/

Exit mobile version