Futbolli është kthyer në Kosovë pas një pauze të detyruar si pasojë e pandemisë së coronavirusit që e goditi globin.
Ndërkaq me lehtësimin e masave është kthyer sporti i popullarizuar, edhe pse me dyer të mbyllura, duke bërë që sportdashësit ta shikojnë vetëm përmes transmetimeve.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës në kryeqytet, shënoi edhe rifillimin e sezonit 2019/2020.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nikoqire e dominoi pjesën e parë të takimit duke krijuar më shumë nga loja dhe e donte më shumë golin.
Rezultati i zhbllokua në minutën e 29-të kur pas një harkimi të ulët të John nga krahu i majtë, mbrojtja mysafire dështoi ta pastronte topi dhe Ahmed Januzi me lehtësi e futi topin në rrjetë.
Një tjetër harkim fantastik në zonë dhe Januzi e shënoi golin e dytë personal (44’) duke goditur në qendër të portës. Armend Thaqi ishte asistues. /Telegrafi/