Porto e ka mbyllur pjesë e parë në epërsi prej 1-0 ndaj Juventusit në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi me gol për portugezët, por goli erdhi më shumë për meritë të italianëve.
Një top i kthyer keq nga Rodrigo Bentancur drejt portieri Wojciech Szczesny, u zu nga sulmuesi Mehdi Taremi i cili shënoi për 1-0.
Goal – TAREMI
Porto 1 – 0 Juventus#UCL pic.twitter.com/IAR8JxOkBz
— Dominic Fobih Agbley???? (@DominicFobih) February 17, 2021
Pas golit ndeshja ishte e dobët me të dy skuadrat që dështuan të prodhonin më shumë.
Në minutën e 41-të Adrien Rabiot goditi me gërshërë, por portieri Agustin Marchesin ishte në vend.
Pjesa e dytë pritet të jetë më interesante, pasi që e para ishte e dobët. /Telegrafi/