Telegrafi

Pjesa e parë: Polonia në avantazh kundër Kosovës

Kosova është duke pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin Kina 2019.

Përfaqësuesja jonë në basketboll ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh kundër Polonisë me rezultat 48-26.

Çereku i parë u takoi vendasve me një epërsi prej tetë pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 20:12.

Në vazhdim polakët treguan një lojë edhe më të mirë dhe thelluan epërsinë e tyre.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhi u rrit në 22 pikë, përkatësisht me rezultat 48:26.

Basketbollistët më efikas ishin te polakët, Gruszecki me dhjetë pikë ndërsa tek ne, Dardan Berisha me gjashtë sosh

Ndryshe, Kosova ka bilanc prej dy humbjeve dhe asnjë fitore deri më tani në këto kualifikimeve. /Telegrafi/