Napoli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve që po zhvillohet në Sao Paolo.
Një ndeshje e bukur po zhvillohet në Napoli, ku nuk kanë munguar rastet nga të dyja palët.
Goli ka ardhur në minutën e 31-të të ndeshjes.
Një aksion i bukur i Napolit, që filloi nga Pietor Zielinski, i cili bëri disa metra dhe pasoi te Dries Mertens, e ky i fundit me një goditje të bukur shënoi për 1-0.
Ciro Mertens, you deserve all the praise tonight, and as always INJECCCTTT ITTTT ??? pic.twitter.com/UJf2MBGKOT
— Napoli Club Toronto (@Napoli_Toronto) February 25, 2020
Pas tij ka provuar edhe Konstantinos Manolas, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Me këtë gol pritet që ndeshja në minutat e ardhshme të jetë më e hapur.
/Telegrafi/