Site icon Telegrafi

Pjesa e parë: Maqedonia ka epërsinë prej pesë pikësh ndaj Kosovës

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë po zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për ‘FIBA Eurobasket 2021’.

Federata e Basketbollit të Kosovës i kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura në aspektin organizativ, ndërsa me mbështetjen e tifozëve Përfaqësuesja jonë e nisi sfidën në orën 20:30.

Mirëpo, në minutat e para, mysafirët e bënë shumë shpejt diferencën, teksa me kalimin e minutave, basketbollistët tanë u kthyen në lojë.

Me gjithë përkushtimin e basketbollistëve të Kosovës, në fund të çerekut të parë, maqedonasit kishin katër pikë epërsi (16:20).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra mysafire u tregua më efektive duke e ruajtur avantazhin.

Për më shumë, përfaqësuesja e Maqedonisë e ngriti akoma më shumë epërsinë në raste të caktuara gjatë kësaj pjesëloje.

Megjithatë në këtë çerek diferenca e pikëve të shënuara ishte vetëm një më shumë për maqedonasit (13:14), ashtu që kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte 29-34.

Kosova do të shpresojë që pas pushimit të kthehet fuqishëm dhe në dy çerekët e mbetur ta përmbysë rezultatin dhe të regjistrojë fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version