Telegrafi

Pjesa e parë, Manchester City 1-0 Borussia Dortmund: Vendos goli i De Bruyne

Manchester City e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1-0 ndaj Borussia Dortmund në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për qytetarët që në rastin e parë serioz arritën të gjenin golin.

Një aksion model i Manchester Cityt në minutën e 19-të, me shumë pasime, ku në fund Riyad Mahrez pasoi te Kevin de Bruyne i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1379514444129181699

Në minutën e 30-të City fitoi penallti, por pas rishikimit në VAR u anulua nga gjyqtari.

Pjesa e parë nuk solli edhe aq shumë raste siç ishte pritur, por u vërejt një dominim i Cityt sidomos në mbajtje të topit. /Telegrafi/