Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Lyonit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Bavarezët kanë vazhduar dominimin në Ligën e Kampionëve dhe janë afër kalimit në finales, pasi 45 minutave fantastik ndaj Lyonit në gjysmëfinale.
Ekipi i Hansi Flick ka dominuar me lojë dhe raste francezët, ndërsa kanë shënuar edhe dy gola.
Half-time thoughts: Serge Gnabry 😊 #MissionLis6on #UCL #OLFCB pic.twitter.com/Q7jsROoxeD
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 19, 2020
Goli i parë i ndeshjes ka ardhur në minutën e 18-të dhe ishte Serge Gnabry, i cili ka shënuar për 0-1 pas asistimit të Joshua Kimmich.
Gnabry ishte shënues edhe i golit të dytë, pasi sulmuesi gjerman u gjend mirë në zonë dhe nga një top i kthyer në minutën e 33-të shënoi për 0-2.
Klubi gjerman dominoi edhe në posedim të topit, raste dhe goditje në portë, ndërsa nuk ka pasur asnjë kartonë të verdhë, për dallim me dy nga Lyoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1296165172688482304
https://twitter.com/AFCMahad/status/1296169201183395844