Telegrafi

Pjesa e parë, Liverpooli dominon, por nuk ia arrin të shënojë ndaj Villarrealit

Liverpooli po luan ndaj Villarrealit në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, edhe pse Liverpooli kishte shumë nga loja.

Rastin e parë e kishte Luiz Diaz që gjuajti në minutën e 31-të, por Geromino Rulli ruajti portën.

Mohamed Salah po ashtu provoi në minutën e 34-të, por pa sukses.

Në fund Thiago, gjuajti fuqishëm nga 30 metra, por vetëm shtylla e ndali. /Telegrafi/