Bayern Munich e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Lazio në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0.
Kampionët e Evropës shiheshin favorit në këtë ndeshje, por rezultati i arritur në pjesën e parë është më shumë se sa që është pritur.
Goli i parë për Bayernin erdhi që në rastin e parë.
Zhvillohej minuta e nëntë, kur një gabim në mbrojtjen e italianëve u shfrytëzua në maksimum nga Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1364307403257307139
Në minutën e 19-të Lazio kërkoi penallti, por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari.
Bavarezët shtuan epërsinë në minutën e 24-të, kur Jamal Musiala mori një pasim nga Leon Goretzka dhe me një goditje nga distanca shënoi për 2-0.
https://twitter.com/pyr3xg3neral/status/1364310982269554689
Para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Leroy Sane që gjeti rrjetën për 3-0.
https://twitter.com/Soccer_Matrix/status/1364315602899329024
Një rezultat i shkëlqyer për Bayern Munich në pjesën e parë. /Telegrafi/