Ka përfunduar pjesa e parë, respektivisht dy çerekët e parë të përballjes tejet interesante mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.
Pas dy çerekëve lojë në “Sezai Surroi” të Prizrenit, Kosova gjendet në disavantazh 28:47 ndaj Danimarkës.
Çereku i parë përfundoi me shifrat 17:24 në favor të Danimarkës, kurse i dyti me rezultat 11:23, gjithashtu në të mirë të danezëve.
Deri tani, basketbollisti më i dalluar ishte Lundberg i Danimarkës me 18 pikë, katër kërcime e tri asistime, kurse te Kosova më i miri ishte Dardan Berisha me gjashtë pikë, një kërcim e dy asistime.
Pjesa e parë, 28:47 në favor të Danimarkës, raporton KosovaPress.