Pjesa e parë mes Juventusit dhe Portos është mbyllur me epërsinë e portugezëve me rezultat 1-0.
Juventusi kishte rastin e parë në ndeshje me Alvaro Moratan por goditje e tij me kokë në minutën e tretë u prit nga portieri Agustin Marchesin.
Porto kishte dy raste të mira me Mehdi Taremenin, ku në njërin prej tyre goditi traversën.
Në minutën e 17-të Porto fitoi penallti kur Merih Demiral ndërhyri në zonë ndaj Taremit.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Oliveira për 1-0.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369382557595369475
Juventusi tentoi të kthehet në lojë me një goditje të Moratas, por sërish Marchesin ishte në vend.
HT | ⏱ | The first half ends with the visitors ahead.#JuveFCP #JuveUCL #ForzaJuve pic.twitter.com/fTqg32CJNH
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 9, 2021
Juventusit i duhen dy gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi në ndeshjen e parë ka pësuar 2-1. /Telegrafi/