Telegrafi

Pjesa e parë: Estonia në epërsi dyshifrore kundër Kosovës

Kosova është në disavantazh kundër nikoqirëve të Estonisë për para-kualifikueset e botërorit Kina 2019.

Basketbollistët tanë pjesën e përfunduan me minus 11 pikë kundër estonezëve në kuadër të Grupit C.

Çereku i parë i takoi vendasve me dy pikë epërsi 17:15, megjithëse kosovarët kishin avantazh prej tetë pikëve (10:2).

Por, dhjetë minutshi i dytë i takoi plotësisht estonezëve, të cilët ngritën epërsinë në shifrat dyshifrore, 40:29.

Kujtojmë se pas kësaj humbje, Estonia ka dy fitore, Kosova një fitore dhe po aq humbje ndërsa Maqedonia ka pësuar dy herë. /Telegrafi/