Site icon Telegrafi

Pjesa e parë e barazhit: Malisheva dominon Vushtrrinë, Olivier dhe Pefqeli gjejnë rrjetën

Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes së barazhit për Superligën e Kosovës ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0.

Malishevasit kishin zënë pozitën e tetë në renditje, ndërsa Vushtrria kishte eliminuar Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë për tu takuar në këtë ‘mini finale’ që siguron biletën e fundit për Superligë.

Nuk vonoi shumë dhe Malisheva gjeti golin, kur pas një harkimi nga Ronald Soboëale nga e djathta, Yoan Marc-Olivier gjuajti fuqishëm dhe mposhti portierin Petrit Tahiri në minutën e 17-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe Malisheva shtoi epërsinë. Tjetër aksion i bukur i nisur nga mesi i fushës. Topi erdhi te Marc-Olivier, i cili me të parën asistoi për Mërgim Pefqelin  i cili me një gjuajtje të bukur realizoi për 2-0.

Vushtrria u këndell paksa pas golave të pranuar, duke rrezikuar me Labinot Osmanin dhe Daut Maxhunin, por portieri Flamur Gashi ishte në vend.

Pjesa e dytë pritet të jetë interesante pasi që Vushtrria nuk do të pajtohet me këtë rezultat. /Telegrafi/

Exit mobile version