Telegrafi

Pjesa e parë: City humb një penallti ndaj Tottenhamit

Pamje nga ndeshja Tottenham - Manchester City (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur dhe Manchester City e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Nuk pati shumë mundësi për t’u përmendur në minutat e para të takimit, ndërsa në minutën e 11-të, dhoma e VAR-it e njoftoi gjyqtarin që ta rishikojë një rast të dyshimtë për penallti.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Bjorn Kuipers vendosi të akordonte njëmbëdhjetëmetërsh për ekipin mysafir për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë, ndërsa përgjegjësinë e mori Sergio Aguero.

Statistikat nga pjesa e parë (Foto: Flashscore)

Mirëpo, goditjen e sulmuesit argjentinas e ndali portieri Hugo Lloris duke e mbajtur të paprekur portën e tij.

Sergio Aguero dështoi nga pika e bardhë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim të dyja skuadrat u përpoqën të ndërtonin raste, mirëpo pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit për 45 minutat e parë, rezultati ishte i pandryshuar. /Telegrafi/