Tottenham Hotspur dhe Manchester City e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Nuk pati shumë mundësi për t’u përmendur në minutat e para të takimit, ndërsa në minutën e 11-të, dhoma e VAR-it e njoftoi gjyqtarin që ta rishikojë një rast të dyshimtë për penallti.
Bjorn Kuipers vendosi të akordonte njëmbëdhjetëmetërsh për ekipin mysafir për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë, ndërsa përgjegjësinë e mori Sergio Aguero.
Mirëpo, goditjen e sulmuesit argjentinas e ndali portieri Hugo Lloris duke e mbajtur të paprekur portën e tij.
Në vazhdim të dyja skuadrat u përpoqën të ndërtonin raste, mirëpo pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit për 45 minutat e parë, rezultati ishte i pandryshuar. /Telegrafi/