Në Camp Nou është mbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet Barcelonës dhe Osasunas (0-1), e vlefshme për xhiron e 37-të në kampionatin spanjoll.
Skuadra mysafire i befasoi Blaugranët në minutat e para të gjysmës së parë duke shënuar në Camp Nou.
Pervis Estupinan dërgoi një harkim preciz në zonë që nuk u pastrua nga Gerard Pique dhe ish-lojtari i Barcës, Jose Arnaiz, e dërgoi topin në rrjetë (16′).
Disa minuta më pas, Lionel Messi dërgoi një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në shtyllën transversale.
Barcelona duhet të rikthehet në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen dhe të shpresojë në gabimin e Real Madridit që është duke fituar kundër Villarrealit. /Telegrafi/