Telegrafi

Pjesa e parë: Atalanta po fiton në “Mestalla” ndaj Valencias

Atalanta është duke udhëhequr në “Mestalla” ndaj Valencias me rezultat 2-1.

Më këto dy gola rezultati i përgjithshëm aktualisht është 6-2 në të mirë të italianëve.

Josip Ilicic fitoi penallti dhe e ktheu në gol që në minutën e tretë (1-0).

 

Në anën tjetër për Valencian shënoi Gameiro, duke e barazuar rezultatin (1-1), pas një gabimi në mbrojtje të Atalantas.

 

Por Ilicic e fitoi edhe një penallti në fundin e pjesës së parë, për të shënuar përsëri ai për 2-1.

 

Atalanta me këtë rezultat e ka siguruar çerekfinalen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/