Telegrafi

Pjesa e mbetur e ndërtesës së shembur në Florida shkatërrohet në mënyrë të kontrolluar

Pjesa e mbetur e një blloku apartamenti të shembur pjesërisht pranë Miamit është shkatërruar për shkak të frikës së sigurisë ndërsa një stuhi tropikale po i afrohet Floridas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbushjet eksplozive u përdorën për të rrëzuar pjesën e fundit të mbetur “në këmbë” të Champlain Towers South vonë të dielën.

Një pjesë e bllokut 12-katësh u shemb më 24 qershor dhe deri më tani dihet që 24 njerëz kanë vdekur dhe 121 janë zhdukur.

Operacioni i rrënimit ndodhi pasi shqetësimet u ngritën në lidhje me Stuhinë Tropikale Elsa, e cila mund të mbërrinte në Florida të martën.

Të dielën, kryetari i Bashkisë, Charles Burkett, tha se ekziston rreziku që erërat e forta mund të sjellin mbeturina të tjera dhe të rrezikojnë jetën e ekipeve të kërkimit.

Ai tha se ekspertët e rrënimit do të ishin në gjendje të kontrollonin se si të binte struktura. /Telegrafi/