Telegrafi

Pjesa e Karposhit, Sarajit dhe Studeniçanit nesër pa rrymë elektrike

Shfrytëzuesit e rrymës nga rruga “Mramorec” nga nr.35 deri nr.52 në komunën e Karposhit nesër nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të mbesin pa rrymë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë elektrike do të jetë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Çajlanë dhe Semenisht, në komunën e Sarajit.

Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Moran, komuna e Studeniçanit do të jenë pa rryme nga ora 09:30 deri në orën 12.

Ashtu siç thonë nga RCUK-Shkup, ndërprerjet do të ndodhin për shkak të investimit në elektro sistem. /Telegrafi/