Telegrafi

Pjesa e brendshme e Lexus UX, si në skenat e filmit ‘Star Wars’ (Foto)

Prodhuesi japonez i veturave duket se zotëron ‘makinën kohore’, sepse veturat e saj po i përngjajnë atyre që zakonisht i shohim në filmat fantastiko-shkencorë!

Së fundmi është lansuar koncepti i enterierit të modelit UX, që ngjan shumë me një nga skenat e filmit ‘Star Wars’, transmeton Telegrafi.

Linjat e prera, teknologjia e lartë dhe finesat e pazakonta, kanë bërë që pamja e brendshme të jetë si e fluturakeve.

Më herët Lexus ka treguar edhe se si do të duket pjesa e jashtme e modelit UX, që do të prezantohet në Paris Motor Show.

Duke pasë parasysh se veturat që kanë këso pamje janë shumë të kërkuara, kompanitë po mundohen të punojnë në këtë stil, që të jenë sa më afër kërkesave të klientëve. /Telegrafi/