Telegrafi

Pjepri i hidhët kundër diabetit

Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjtë laboratorikë kanë treguar se substancat nga pjepri i hidhët, e kanë zvogëluar sasinë e glukozës në gjak dhe e kanë përmirësuar metabolizmin e glukozës, ndërsa disa komponentë tjerë të këtij lloji të pjeprit kanë shfaqur efekt të ngjashëm me insulinën.

Supozohet se pjepri i hidhët përmban afër 70 përbërës aktivë biologjikë, ndërsa për terapi mjekësore në mënyrë tradicionale përdoret në Azi.