Site icon Telegrafi

Pjatëza nga çokollata me ndihmën e balonave (Video)

E tëra që ju nevojitet është çokollata e zakonshme për zierja, balonat e vegjël dhe letra e kuzhinës.

Pasi të fryni balonat, shkrini çokollatën dhe lëreni për një moment, transmeton Telegrafi.

Vëni çokollatën në letër dhe përhapeni. Kjo do të jetë si bazë, për të vendosur balonën e zhytur në çokollatë.

Veproni kështu, derisa të shpenzoni masën e çokollatës dhe balonave.

Lërini derisa të ftohen, e më pas shpërtheni balonat.

Hiqini ngadalë nga letra dhe vendosini në pjatë.

Varësisht nga dëshira, mbushini këto pjatëza me akullore, frute të prera apo grisini të ëmbla.

Shikojeni videon e postuar më poshtë, që të siguroheni se po e bëni si duhet. /Telegrafi/  

Exit mobile version