Përbërësit:
▪ 6 copa salmon
▪ 1 fetë buke ose 100 gr galetë
▪ 1 degë rozmarine
▪ 200 gr majdanoz
▪ 4-5 gjethe sherbelë
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 1 lugë kafeje rigon i thatë
▪ disa gjethe borziloku
▪ pak kripë
▪ pak piper
▪ vaj ulliri
Përgatitja:
Në fillim, pastrojmë peshkun nga halat e dukshme. Vendosim salmonin në një tavë me letër kuzhine. Marrim të gjitha erëzat dhe i grijmë me thikë ose grirësin elektrik.
Shtojmë në grirësin elektrik edhe copën e bukës (më mirë të një ditë më parë) ose galetën në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.
Hedhim masën e përgatitur me erëzat e galetën në një enë e shtojmë në të pak kripë e pak piper. I trazojmë mirë.
Me anë të një peneli lyejmë me pak vaj copat e salmonit dhe më pas i lyejmë me masën e përgatitur.
Vendosim tavën në furrë të piqet në 180-200°C përreth 20 minuta. Kur të shohim një sipërfaqja ka krijuar një kore të bukur të artë e heqim tavën nga furra. Shërbejmë salmonin të ngrohtë duke e shoqëruar me perime të stinës ose me patate furre. /Telegrafi/