Juventusi është eliminuar në fazën e 1/8 së finales në Ligëne Kampionëve.
Zonja e Vjetër shënoi fitore 2-1 ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese, mirëpo ky rezultat nuk i mjaftoi për të kaluar tutje pasi kishin pësuar humbje 1-0 në takimin e parë.
Miralem Pjanic ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Zonjën e Vjetër, pasi tani do t’i bashkohet Barcelonës.
Mesfushori boshnjak ka thënë se është zhgënjyer me eliminimin në këtë raund.
“Është një zhgënjim i madh, pasi mund të kishim bërë më mirë dhe duhej të kishim kaluar patjetër këtë raund”.
“Bëmë maksimumin, por nuk ia dolëm dhe ky eliminim na lë një shije të hidhur”.
Boshnjaku ka thënë se Zonja e Vjetër duhet të synojë më shumë se titullin e kampionit në Itali.
”Jo për të zhvlerësuar titullin e nëntë radhazi, por ky klub duhet të ketë ambicie për shumë më tepër dhe vitet e tjera kemi bërë shumë më mirë”, u shpreh boshnjaku. /Telegrafi/