Mjeku i ekipit kombëtar të Bosnje dhe Herzegovinës ka sugjeruar që Juventusi do të humbë mesfushorin Miralem Pjanic për 3-4 javë shkaku i lëndimit.
Klubi i madh italian, Juventuesi konfirmoi gjatë të enjtes se Pjanic kishte pësuar një lëndim të kofshës.
Ndërsa, mjeku Reuf Karabeg, konfirmoi gjithashtu lëndimin e mesfushorit boshnjak, i cili pritet të mungoj rreth katër javë.
“Unë kam biseduar me kolegët e mi në Juve”, ka thënë fillimisht Karabeg për ItaSportPress.
“Pjanic ka një krisje dy centimetra të muskujve mbi gjurin e tij të djathtë dhe do të jetë jashtë për 3-4 javë”, përfundoi doktori i Bosnjës.
Ish-ylli i Romës do të humbasë ndeshjet e përplasjes së Bianconerëve kundër Lazios dhe Milanit muajin e ardhshëm, plus dy takime të Ligës së Kampionëve me Sporting CP.
Përveç Pjanicit, te Juventusi të lënduar është edhe Benedikt Hoëedes, ndërsa Sami Khedira dhe Claudio Marchisio i janë kthyer stërvitjeve. /Telegrafi/