Mesfushori Miralem Pjanić në një bisedë për La Repubblica ka folur për vazhdimin e karrierës së tij në Barcelonë.
Pjanic ka theksuar se do të kthehet në klubin spanjoll në verë pas një huazimi në Besiktas dhe se planifikon të qëndrojë në aty deri në fund të kontratës.
“Barcelona është e rëndësishme për mua, ishte një ëndërr që e kisha si fëmijë”.
“Jam shumë krenar për karrierën time: Metz, Lyon, Roma dhe Juventus. Kam kaluar nëntë vjet në Itali, më e rëndësishmja në karrierën time. Unë e dua futboll italian shumë”.
“Tani për tani, imagjinoj të qëndroj në Barcelonë edhe për dy vjet dhe të mbaroj kontratën. Pastaj do të shohim. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/