Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka folur për dallimet mes Zonjës së Vjetër dhe Romës.
Boshnjaku tregon se te Juve ka mentalitet fitues dhe është detyrim të fitosh.
“Në këtë sezon kam bërë përparime gjigante, e kisha objektiv të vija këtu, të bëhem më i fortë dhe të futem në mesin e më të mirëve”.
“Jam në këtë klub të luaj në ndeshjet e rëndësishme, ato të vështirat”.
“Transferimi nga Roma? Pas pesë vjetësh ishte momenti të ndryshoja. Tani jam më i matur, me shumë përvojë. Kam një fizik të mirë dhe jam më i mirë teknikisht. Juventusi dallon nga të tjerët, ke një detyrim për të fituar. Ky është një klub që fiton”, ka thënë Pjanic për L’Equipe. /Telegrafi/