Telegrafi

Pjanic shqetëson Juventusin, lëndohet në Ligën e Kombeve

during the serie A match between Parma Calcio and Juventus at Stadio Ennio Tardini on September 1, 2018 in Parma, Italy.

Një lajm aspak i mirë nuk ka shkuar në klubin e Juventusit nga ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Bosnja ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Irlanda e Veriut me rezultat 1-2.

Por në këtë takim u lëndua ylli më i madh o boshnjakëve, Miralem Pjanic.

Mesfushori i Juventusit pësoi një lëndim në 10 minuta para fundit të ndeshjes dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Pas ndeshjet për të ka folur edhe trajneri kroat i Bosnjës, Robert Prosinecki.

“Pjanic e kërkoi zëvendësimin sepse pësoi një lëndim dhe nuk mund ta vazhdoj ndeshjen”.

“Për momentin nuk mund ta them shkallën e lëndimit pasi ende nuk janë bërë kontrollet mjekësore”.

“Nuk e di nëse do të luaj në ndeshjen e radhës me ekipin kombëtar”, tha Prosinecki.

Përveç në Bosnje që janë shqetësuar për yllin e skuadrës, për të janë shqetësuar edhe te Juventusi pasi Pjanic është lojtari kryesor i bardhezinjve në mesfushë. /Telegrafi/