Telegrafi

Pjanic rreth të ardhmes: Kam kontratë të vlefshme me Juven

Miralem Pjanic (Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Miralem Pjanic ishte një nga individët më të mirë në ekipin e Robert Prosineckit.

Megjithëse ishte në avantazh prej një goli, Italia arriti të përmbys rezultatin dhe në fund të shënojë fitore 2-1.

Takimi u zhvillua në stadiumin e Juventusit, aty ku luan në tri sezonet e fundit edhe mesfushori boshnjak.

Miralem Pjanic (Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, në javët e fundit është spekuluar se lojtari mund të largohet prej kampionit italianit drejt Real Madridit, të cilën gjë e mohoi futbollisti.

“Unë jam shumë i qetë. Kam një kontratë katër vjeçare. Klubi është serioz dhe ende mund të japë shumë. Kam marrëdhënie të mirë me tifozët dhe klubin, i cili është i madh”, tha 29-vjerçari.

Ndryshe, Pjanic ka arritur te bardhezinjtë në verën e vitit 2016 nga Roma, dhe që atëherë ka regjistruar 135 paraqitje, ku ka shënuar 19 gola dhe ka pasur 36 asistime. Ai ka fituar radhazi tre tituj të kampionit të Italisë. /Telegrafi/