Juventusi e ka rikthyer epërsinë kundër Chievos në ndeshjen e javës së 12-të në Serie A.
Miralem Pjanic nxori një gjuajtje të lirë, pikërisht në pozitën e tij dhe vet e mori përgjegjësinë.
Ekzekutimi ishte fantastik, saqë goditja e boshnjakut ishte e pandalshme (75’).
Juve duhet ta ruajë këtë epërsi në minutat e mbetura, pasi që Chievo po tregohet skuadër e rrezikshme. /Telegrafi/