Miralem Pjanic është shumë afër që të rikthehet te Juventusi, vetëm një vit pas largimit.
Mesfushori boshnjak nuk është i lumtur te Barcelona, sidomos pas konfirmimit të Ronald Koeman se do të qëndrojë në klub.
Kështu, Diario Sport raporton se Pjanic është shumë afër të rikthehet te Zonja e Vjetër në formë huazimi me të drejt blerje në fund të serzonit 2021/22.
Massimmiliano Allegri u rikthye te Biankonerët dhe ka kërkuar që me të jetë edhe mesfushori për të realizuar qëllimet e tij.
Juventusi e ka vëmendjen në Ligën e Kampionëve dhe kërkon që me rikthimin e italianit, të tentojnë sërish të shkojnë deri në finale.
Kujtojmë se Pjanic ishte shkëmbyer me Arthur Melon në verën e kaluar, gjersa tani është afër të rikthehet në Torino. /Telegrafi/