Roma pritet të mbetet pa njërin nga dy yjet e saj, Miralem Pjanic ose Radja Nainggolan.
Skuadra nga kryeqyteti italian, po synon shitjen e njërit nga dy mesfushorët për të mbledhur fonde për transferimin e lojtarëve të rinj në skuadër.
Sipas medieve italiane, boshnjaku Pjanic ose belgu Nainggolan do të largohet nga ‘Olimpico’, në fund të stinorit.
Nainggolan duke lojtari favorit për tu larguar, pasi për të Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurove.
Gjithsesi largimi i belgut ose boshnjakut nga Roma pritet të bëhet pas kampionatit evropian. /Telegrafi/