Telegrafi

Pjanic nuk ka nevojë për fizo-terapeut, pasi Khedira merret me muskujt e tij (Video)

Miralem Pjanic nuk ka nevojë për fizio-terapeut pasi shoku i tij në mesfushë, Sami Khedira, merret me të.

Dyshja nuk po shkojnë mirë vetëm në fushën e lojës ku luajnë së bashku në mesfushë, por edhe jashtë fushës.

Në një video të publikuar shihet Khedira duke i bërë masazh bashkëlojtarit.

Pjanic, ishte i shtrirë dhe i kërkoi edhe kremin, por Khedira  u bë kinse po e pështynë  këmbën e tij.

Atmosfera te Juventusi duket e mirë para ndeshjes kundër Atalanta si mysafirë që zhvillohet sonte nga ora 20:45. /Telegrafi/