Miralem Pjanic nuk ka nevojë për fizio-terapeut pasi shoku i tij në mesfushë, Sami Khedira, merret me të.
Dyshja nuk po shkojnë mirë vetëm në fushën e lojës ku luajnë së bashku në mesfushë, por edhe jashtë fushës.
Në një video të publikuar shihet Khedira duke i bërë masazh bashkëlojtarit.
Pjanic, ishte i shtrirë dhe i kërkoi edhe kremin, por Khedira u bë kinse po e pështynë këmbën e tij.
Atmosfera te Juventusi duket e mirë para ndeshjes kundër Atalanta si mysafirë që zhvillohet sonte nga ora 20:45. /Telegrafi/