Telegrafi

Pjanic nuk duron më dhe sulmon me fjalë Koemanin: Kishte mungesë respekti, nuk më fliste

Miralem Pjanic u largua nga Barcelona, duke nënshkruar me Besiktasin në Superligën e Turqisë.

Mesfushori boshnjak ishte jashtë planeve të trajnerit Ronald Koeman e për këtë arsye klubi katalanas pranoi ta huazonte.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Pjanic e ka ‘goditur’ me fjalë trajneri holandez, duke thënë se ky i fundit nuk e respektonte, madje as që i fliste.

“Koeman nuk më respektoi. Ai nuk më fliste kurrë! Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por gjithmonë do të doja të më shpjegohej… dhe jo sikur të isha 15-vjeç”.

“Pranova të ulja pagën dhe t’i bashkohesha Besiktasit sepse më pëlqen të luaj futboll”, deklaroi Pjanic.

Pjanic kaloi nga Juventusi te Barcelona, ndërsa ishte në bisedime për një rikthim të mundshëm në Itali, por që nuk u arrit. /Telegrafi/