Aventura e Miralem Pjanic në Serie A mund të jetë në fundin e saj.
Mesfushori boshnjak është bërë prioritet i gjigantit francez Paris Saint Germain.
PSG mund të mbetet pa mesfushorin francez Adrian Rabiot dhe e shohin Pjanicin si zëvendësues të tij.
Sipas raportimeve të fundit në mediat franceze, Pjanic është objektivi kryesor i klubit për repartin e mesfushës.
Parisienët do të tentojnë gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e Pjanicit duke dërguar një ofertë rreth 60 milionë euro.
Në rast se do të ndodhte një transferim i tillë, për Pjanicin do të ishte rikthim në Ligue 1 ku më herët ka luajtur për Lyonin dhe Metzin.
Gjithsesi do të jetë i vështirë ky transferim për PSG-në, pasi Juventus nuk dëshiron ta lë të lirë lojtarin.
28-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/