Telegrafi

Pjanic më i miri në ndeshje: Çdo gjë shkoi mirë

Juventus ka arritur një fitore të madhe në derbi duke mposhtur Torinon me rezultat 4-0.

Njëri ndër futbollistët më të mirë në ndeshje ishte edhe boshnjaku Miralem Pjanic që shënoi edhe një gol të bukur.

Pas ndeshjes reprezentuesi boshnjak ka thënë se skuadra po përmirësohet dhe se çdo gjë shkoi mirë.

“Skuadra po përmirësohet pas çdo ndeshje dhe kjo është normale. Punojmë që të rinjtë të integrohen mirë. Kemi shumë lojtar në skuadër dhe objektivat mbetën të njëjta”.

“Sa i përket ndeshjes me Torinon, mund të them se çdo gjë shkoi mirë. Higuain është i kthjellët dhe po punon mirë, nuk është në presion, do të shënoj të paktën 20 gola”, tha Pjanic.

Në fund boshnjaku foli edhe për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Tani do të ndeshemi me Olympiakosin, një skuadër që kem respekt të madh. Të mërkurën duhet të fitojmë pasi synojmë të shkojmë lartë në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Pjanic. /Telegrafi/